Blog

Çfarë është Sigurimi i Jetës dhe pse duhet ta keni atë?

Qëllimi kryesor i Sigurimit të Jetës është mbrojtja e familjës tuaj dhe mundësia për të vazhduar përmbushjen e nevojave familjare, në rast të ndrrimit të jetës së personit të siguruar. 

Blerja e Sigurimit të Jetës ofron mbrojtje për familjën dhe të afërmit tuaj nga humbjet financiare që mund të rezultojnë si pasojë e ndodhjës së vdekjes natyrore apo aksidentale të personit të siguruar. Sigurimi i Jetës mundëson siguri financiare, ndihmon në shlyerjen e borxheve, ndihmon në mbulimin e shpenzimeve të jetesës dhe çdo shpenzim tjetër i cili mund të bëhet barrë për familjen në rast të ndrrimit të jetes së personit të siguruar.
Në varësi të nevojave afatshkurtra apo afatgjata të personit që do të sigurohet, është e rëndësishme të zgjidhet oferta më e përshtatshme e Sigurimit të Jetës, pagesa e së cilës është e arsyeshme dhe nuk shkakton barrë finaciare për të.

Sigurimi i JetesNë varësi të nevojave dhe kapaciteteve të pagesës, ne ofrojmë këshilla rreth produkteve dhe shërbimeve tona në zyret e Illyria Life dhe përmes konsulentëve tanë të shitjes, të cilët janë dispozicionin çdo kohë për të realizuar takime dhe duke ju përshtatur klientit në të gjitha format e komunikimit.

Në të gjitha produktet e Sigurimit të Jetës mund të sigurohen personat mbi moshën 14 vjeçare, përjashtimisht Sigurimit të Jetës së Kredimarrësit ku sigurohen personat mbi 18 vjeç, deri në moshën 65 respektivisht 70 vjeçare.

Të gjitha produktet përmbajnë në vete mbulesën në rast të vdekjes natyrore, ndërsa si opcionale mund të shtohen edhe mbulesat në rast të vdekjes aksidentale, shpenzimeve mjekësore, kompenzimit ditor dhe invaliditetit të pjesshëm dhe të përhershëm.

Sigurimi Miks i Jetës dhe Bursa Studimore përveç mbulesave në rast të vdekjes natyrore e aksidentale, përmbajnë në vete edhe kthimin e mjeteve në afat të maturimit, afat ky që përcaktohet paraprakisht nga klientët, të cilët e konsiderojnë si lloj kursimi për të planifikuar për pensionimin e tyre, shkollimin e më të dashurve të tyre, e disa edhe për qëllime të tjera më herët se mosha e tyre pensionimit.

Përmes Sigurimit të Jetës ju mund të siguroni edhe punonjësit tuaj duke ju referuar Sigurimit në Grup të Jetës, mund të bëni Sigurimin e Kredisë tuaj dhe poashtu ju mund të siguroheni edhe vetëm në rast të vdekjes natyrore ku përmes një primi shumë të ulët ju mund të siguroheni për shuma të mëdha siguruese të Sigurimit Klasik të Jetës.

.......................................

Kompania për Sigurimin e Jetës, ILLYRIA Life ofron të gjitha shërbimet që kanë të bëjnë me Sigurimin e Jetës, ku përmes produkteve të saj siç janë: Sigurimi Miks i Jetës, Sigurimi Klasik i Jetës, Sigurimi i Bursës Studimore, Sigurimi i Jetës në Grup dhe Sigurimi i Kredimarrësit, ju mund të siguroheni në çdo vend dhe në çdo kohë.

*Për të gjitha pyetjet tuaja, ju mund të na telefononi në zyret tona në 038 228 808, të na kontaktoni në Web-Faqe, në Email apo edhe përmes rrjeteve tona sociale Facebook, Instagram dhe Linkedin.

Kalkulo ofertën tuaj më të mirë online

#illyrialife #savainsurancegroup #sigurimiijetes #mesnjerezvetemire #asnjeherevetem