I nderuar vizitor i faqes tonë,

Ndihemi të privilegjuar që keni shprehur interesimin tuaj për shoqërinë tonë të sigurimeve. Me interesimin tuaj dhe profesionalizimin tonë, mund të kemi një bashkëpunim shumë produktiv në plotësimin e interesave tuaja. Mbrojtja e të dhënave personale përkatësisht pajtueshmëria është prioritet i lartë për menaxhmentin e K.S.J. ILLYRIA Life sh.a.

K.S.J. ILLYRIA Life sh.a. është kompani e themeluar në pajtueshmëri me ligjet e aplikueshme në Republikën e Kosovës, shoqëri aksionare në pronësi të plotë nga Sava Re Group – Slloveni.

Në përpjekje të vazhdueshme për të qenë në pajtushmëri të plotë me Ligjin në fuqi për Mbrojtjen e të Dhënave Personale 06/l-082, të gjitha të dhënat personale që K.S.J. ILLYRIA Life sh.a. mbledh nga klientët e saj, përdoren dhe përpunohen në mënyrë të ndershme, të drejtë dhe gjithmonë në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi.

Të dhënat personale përpunohen apo ruhen vetëm për atë periudhë kohe që është në përputhje me qëllimet specifike dhe për të cilat këto të dhëna janë mbledhur nga K.S.J. ILLYRIA Life sh.a. për shkak të respektimit të obligimeve qe dalin nga Ligji për Komunikime Elektronike dhe legjislatura tjetër në fuqi.

Të dhënat personale që K.S.J. ILLYRIA Life sh.a. i mbledh përfshijnë si vijon:

Emri, mbiemri, datëlindja, numri personal, gjinia, adresa, email adresa, numri kontaktues,  profesioni, puna që kryen, gjendja shëndetësore, pesha dhe gjatësia trupore, llogaria bankare, deklarata për personat e ekspozuar politikisht, formulari për prejardhje te fondeve.

Pëlqimi për përpunim të të dhënave personale 

K.S.J. ILLYRIA LIFE sh.a. përdor të dhënat që mbledhim për t'ju ofruar përvoja të pasura dhe ndërvepruese. Në veçanti, ne i përdorim të dhënat:

  • Për të ofruar produktet tona, duke përfshirë përditësimin, sigurimin dhe zgjidhjen e problemeve, si dhe ofrimin e shërbimeve.

Kjo përfshin po ashtu ndarjen e të dhënave:

  • Për të përmirësuar dhe për të zhvilluar produktet
  • Për të personalizuar produktet tona dhe për të bërë rekomandime të produkteve
  • Për të reklamuar dhe për të treguar për ju, duke bërë reklamimin e personalizuar dhe paraqitjen e ofertave përkatëse.

Ne i përdorim po ashtu të dhënat për funksionimin e biznesit tonë, për përmbushjen e detyrimeve tona ligjore, zhvillimin e fuqisë punëtore dhe kryerjen e hulumtimeve. ILLYRIA Life është kontrolluesi i të dhënave të grumbulluara dhe të përpunuara në përputhje me këtë politikë të privatësisë si dhe ligjet e aplikueshme në Kosovë. ILLYRIA Life është e angazhuar të punojë me ju për të marrë një zgjidhje të drejtë për çdo ankesë ose shqetësim rreth privatësisë. Nëse besoni se  ILLYRIA Life nuk ka qenë në gjendje të asistojë me ankesën apo shqetësimin tuaj, ju keni të drejtë të bëni një ankesë tek autoriteti për mbrojtjen e të dhënave personale gjegjësisht Agjencia për Informim dhe Privatësi.

Për t’ju mundësuar shërbime sa më të kualitative, ILLYRIA Life, vetëm me pëlqimin tuaj, do të përdor të dhënat personale për qëllime të marketingut direkt. Ju mund të zgjidhni që të mos kontaktoheni për të gjithë fushën e marketingut direkt duke dërguar email në info@illyrialife.com

Ruajtja e të dhënave

Ne ruajmë të dhënat tuaja personale për aq kohë sa është e nevojshme dhe janë të rëndësishme  për ofrimin e produkteve tona, në përputhje me ligjet në fuqi.

Në rastet kur nuk është më e nevojshme për ne për të ruajtur të dhënat tuaja personale apo kur     shuhet qëllimi për të cilin janë mbledhur apo ruajtur të dhënat tuaja personale, ne bëjmë shkatërrimin e tyre në mënyrë të sigurt në përputhje me ligjet nacionale për privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave personale dhe politikave tona të brendshme.

Përditësimi i të Dhënave Personale

Ne ndërmarrim hapa të nevojshëm për të siguruar dhe garantuar se të dhënat personale që ne mbledhim janë të sakta dhe të përditësuara, dhe sigurojmë që ju keni mundësinë e qasjes dhe korigjimit të tyre, aq sa ju lejon ligji i aplikueshëm në Kosovë.

Ju mund ti kontrolloni të dhënat që i ndani me ne. Në çdo kohë ju keni mundësi të na vizitoni në zyrën tonë në Sheshin “Nëna Tereza” nr.33, gjithashtu mund të na shkruani në info@illyrialife.com, apo telefoni ne numërin tonë zyrtare 038/228808, ku do ti keni ne dispozicion të gjitha te dhënat e juaja personale, mundësitë për t’i kufizuar, fshirë apo korrigjuar të dhënat, për të dhënë pëlqimin, apo hequr pëlqimet paraprake.

Luteni të përditësoni të dhënat tuaja personale menjëherë posa ato ndryshojnë apo janë të pa sakta . Ne nuk marrim përsipër asnjë kompensim për ndonjë dëm që mund të shkaktohet si rezultat i të dhënave tuaja të pa sakta dhe të pa përditësuara.

Zbulimi i të dhënave tek Agjencitë e zbatimit të ligjit

K.S.J ILLYRIA Life sh.a mund të zbulojë informacionin tuaj për organet e zbatimit të ligjit, agjencitë qeveritare ose palët e treta të autorizuara, në përgjigje të një kërkese të verifikuar në lidhje me veprimet terroriste, hetimet penale ose aktivitetet e pretenduara të paligjshme ose ndonjë aktivitet tjetër që mund të na ekspozojë, ose ndonjë përdorues tjetër para ndonjë përgjegjësie ligjore. K.S.J ILLYRIA Life sh.a është e detyruar që në mbështetje të kuadrit ligjor apo në zbatim të urdhrit të prokurorisë apo gjykatës kompetente, t’i përcjellë të dhënat tuaja personale nëse kërkohet organeve të specializuara të shtetit vetëm në rast të një hetimi penal.

Kontakti

Ne jemi të përkushtuar të respektojmë dhe mbrojmë privatësinë tuaj andaj siç edhe parashihet me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale

K.S.J ILLYRIA Life sh.a tashmë ka emëruar Zyrtarin për mbrojtjen e të dhënave personale për t’ju ndihmuar në lidhje me të gjitha çështjet që ndërlidhen me të dhënat tuaja personale.

Detajet e kontaktit të Zyrtarit për mbrojtjen e të dhënave personale:

Gentiana Demiraj
Zyrtare për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

T

+381 38 228 808

F

+381 38 228 808

M

+383 49 356 741

E

gentiana.demiraj@illyrialife.com

W

www.illyrialife.com

 

Çfarëdo pyetje që keni në lidhje me politikën e privatësisë ju lutem të mos hezitoni të na kontaktoni, nëse keni pyetje, vërejtje, kërkesa apo ankesa në lidhje me përdorimin e të dhënave për qëllimin e mësipërm, ju lutemi të na kontaktoni!