Blog
Rëndësia e Marrjes në Sigurim në Kompaninë për Sigurimin e Jetës, ILLYRIA Life!
Çfarë është Marrja në Sigurimin e Jetës dhe pse është i rëndësishëm?
Kur blini sigurim të jetës, një prej hapave më të rëndësishëm është procesi i Marrjes në Sigurim. Ky term i përdorur nga industria e sigurimeve mund të duket i ndërlikuar, por në thelb përfshin një vlerësim të rrezikut që përfaqëson për kompaninë e sigurimit. Në këtë blog, do të shpjegojmë se çfarë përfshinë procesi i marrjes ne Sigurim, pse është i rëndësishëm dhe si ndikon në sigurimin tuaj të jetës.
Çfarë është Marrja në Sigurim?
Marrja në Sigurim është proces që përdorë ILLYRIA Life për të vlerësuar rrezikun që një individ paraqet kur kërkon të marrë një polisë sigurimi. Qëllimi i këtij procesi është të përcaktohet nëse jeni i pranueshëm për sigurim dhe sa duhet të paguani për të. Gjatë këtij procesi, zyrtarët e Marrjes në Sigurim analizojnë disa faktorë, duke përfshirë:
• Gjendjen shëndetësore
• Historinë mjekësore personale dhe familjare
• Stilin e jetesës dhe zakonet
• Llojin e punës që kryeni
• Moshën dhe gjininë
Pse është i rëndësishëm procesi i Marrjës ne Sigurim?
Marrja në Sigurim në kompaninë për sigurimin e Jetës ILLYRIA Life është thelbësore sepse ndihmon kompaninë e sigurimeve të përcaktojë nëse është e gatshme të marrë përsipër rrezikun që paraqisni. Kjo i mundëson kompanisë të ofrojë një çmim të drejtë për sigurimin dhe të shmangë humbjet e mëdha financiare. Ky proces ndikon drejtpërdrejt në pranimin e aplikimit tuaj, nëse zyrtarët e Marrjes në Sigurim vlerësojnë se rreziku juaj është shumë i lartë, aplikimi mund të refuzohet ose të pranohet me kushte të veçanta. Gjithashtu, ndikon në çmimin e policës së sigurimit, nëse rreziku juaj është i lartë, siç ndodh për shkak të një gjendjeje shëndetësore ose një pune të rrezikshme, primet do të jenë më të larta. Nëse, nga ana tjetër, jeni në gjendje të mirë shëndetësore dhe keni një stil jetese të qëndrueshëm, mund të përfitoni nga prime më të ulëta.
Cilat janë hapat në procesin e Marrjës ne Sigurim?
Procesi i Marrjes në Sigurim zakonisht përfshin disa faza. Fillimisht, ju plotësoni një formular me informacione për shëndetin tuaj, historinë mjekësore dhe mënyrën e jetesës, të cilat janë baza për procesin e Marrjes në Sigurim. Shumë kompani të Sigurimeve kërkojnë që të bëni një kontroll mjekësor, që përfshin ekzaminime të vogla dhe të mëdha, si matja e presionit të gjakut dhe analiza të gjakut e urinës. Pas kësaj, zyrtarët e Marrjës në Sigurim analizojnë historinë tuaj mjekësore dhe zakonet e jetesës, si pirja e duhanit ose konsumimi i alkoolit, si dhe rreziqet që mund të lidhen me punën tuaj. Pasi të përpunohen të gjitha të dhënat, zyrtarët vendosin nëse ju pranoheni për sigurim dhe me çfarë kushtesh. Në bazë të këtij vlerësimi, përcaktohet gjithashtu çmimi që duhet të paguani për policën tuaj.
Si të përgatiteni për procesin e Marrjës në Sigurim?
Përgatitja për procesin e Marrjes në Sigurim mund të ndihmojë në rritjen e mundësive për të marrë një police sigurimi me prime më të ulëta. Për këtë, është e rekomandueshme të kujdeseni për shëndetin tuaj, duke përmirësuar shëndetin tuaj me ushtrime të ndryshme, duke u ushqyer mirë dhe duke ndaluar zakonet e dëmshme si pirja e duhanit. Gjithashtu, shqyrtoni historinë tuaj mjekësore dhe sigurohuni që të keni të gjitha dokumentet mjekësore të gatshme për shqyrtim, duke qenë të sinqertë në plotësimin e aplikimit.
Prandaj, procesi i Marrjës në Sigurim për sigurimin e jetës mund të duket i ndërlikuar, por është një hap jetik që siguron që ju të merrni mbulimin e duhur me çmimin e merituar.
ILLYRIA Life, ju dëshiron një jetë te shëndetëshme!
.......................................
Kompania për Sigurimin e Jetës, ILLYRIA Life ofron të gjitha shërbimet që kanë të bëjnë me Sigurimin e Jetës, ku përmes produkteve të saj siç janë: Sigurimi Miks i Jetës, Sigurimi Klasik i Jetës, Sigurimi i Bursës Studimore, Sigurimi i Jetës në Grup dhe Sigurimi i Kredimarrësit, ju mund të siguroheni në çdo vend dhe në çdo kohë.
*Për të gjitha pyetjet tuaja, ju mund të na telefononi në zyret tona në 038 228 808, të na kontaktoni në Web-Faqe, në Email apo edhe përmes rrjeteve tona sociale Facebook, Instagram dhe Linkedin.
Kalkulo ofertën tuaj më të mirë online
#ILLYRIALife #SAVAInsuranceGroup #LifeInsurance #AmongGoodPeople #NeverAlone