22.12.2017

Njoftim për transferimin e portfolios

Kompania për Sigurimin e Jetës “ILLYRIA Life” sh.a. është Kompania e Parë për Sigurimin e Jetës, e licencuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës.

“ILLYRIA Life” sh.a. është pjesë e Grupit “Sava Re” nga Sllovenia. “Sava Re” është ndër kompanitë më të suksesshme siguruese në rajon e cila gëzon rejting A- (rritje stabile) nga Standard and Poors.

Besimi që na është dhënë nga numri i madh i klientëve tregon që ne jemi aleat, duke iu ofruar mbështetje në planifikimet e tyre afatgjate.

Kompania “ILLYRIA Life” sh.a. dhe kompania “GRAWE Kosova” sh.a kanë bërë kërkesë në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës për bartje të portfolios nga “Grawe Kosova” sh.a. tek K.S.J. “ILLYRIA Life” sh.a., ku e njëjta është miratuar, bazuar në Nenin 38 të Ligjit nr. 05/L-045 për Sigurimet.

Ne kemi kënaqësinë të informojmë të gjithë klientët ekzistues të “GRAWE Kosova” sh.a. që tani e tutje fillon bashkëpunimi juaj me kompaninë tonë K.S.J. “ILLYRIA Life” sh.a.

Mbulimi juaj i sigurimit me të gjitha të drejtat dhe detyrimet e garantuara mbetet plotësisht i pandryshuar. Kërkesat tuaja do të vazhdojnë të shqyrtohen në mënyrë konfidenciale dhe cilësore, duke ju përshtatur kushteve dhe nevojave tuaja.

Kujdesi ndaj klientëve është prioritet dhe një nga detyrat themelore të Kompanisë sonë, ne ju garantojmë siguri dhe kujdes cilësor.

Shpresojmë në bashkëpunimin tuaj të vazhdueshëm!

Për më shumë informacion, ju lutemi na kontaktoni:

Kompania për Sigurimin e Jetës “ILLYRIA LIFE” sh.a.

Sheshi Nëna Terezë 33
10000 Prishtinë, Kosovë
+381 (0) 38 228 808
info@illyrialife.com
www.illyrialife.com