27.5.2022

Zemra për Botën, Aktiviteti me Qentë Endacak!

K.S.J Illyria Life dhe K.S Illyria, në kuadër të projektit “Zemra për Botën’’ kanë formuar një grup vullnetarësh të cilët do të mblidhen në vazhdimësi për të bërë punë vullnetare, gjithmonë për të mirën e të gjithëve, e në veçanti për ata që kanë më shumë nevojë për ndihmën tonë.

Një ndër aktivitetet që u realizua në Maj të këtij viti, në kuadër të projektit “Zemra për Botën”, është ndihma e qenëve endacak, ushqimi, trajtimi dhe kujdesi ndaj tyre.

Një copë e zemrës tonë i takon kafshëve, të cilët na ofrojnë shumë dashuri dhe ngrohtësi.

Prandaj, pasditën e ditës së premte të datës 27 Maj 2022 vendosëm që ta kalojmë me qentë endacak të cilët rishtazi janë strehuar nga një djalosh i ri, në shtëpinë e tij në afërsi të Prishtinës. Ky djalosh në menyrë vullnetare, pa ndonjë ndihmë financiare, vetëm nga dëshira dhe zemra e tij e madhe, e fillon dhe e përfundon ditën me shokët e tij të vetëm, qentë të cilët i ka mbledhur nga cepi në cep të rrugëve të kryeqytetit.

#illyrialife #illyria #savainsurancegroup #zemraperboten #asnjeherevetem

Aktiviteti me qent endacak

Aktiviteti me qent endacak

Aktiviteti me qent endacak

Aktiviteti me qent endacak

Aktiviteti me qent endacak

Aktiviteti me qent endacak