22.6.2022
Trajnimi i Grupit të I-rë të NLB Bankës, lidhur me Sigurimin e Jetës!
Në vazhdën e trajnimeve të vazhdueshme të Kompanisë për Sigurimin e Jetës Illyria Life, sot u mbajt moduli i parë, për grupin e parë të stafit të shitjes së NLB Bankës.
Gjatë trajnimit u diskutuan praktikat e mira dhe ato të vështira me të cilat jemi ballafaquar gjatë tërë kohës së bashkëpunimit tonë. U diskutua poashtu për produktet e Sigurimit të Jetës të Illyria Life, të cilat ofrohen nga Nlb Banka, siç janë Credit Life dhe Term Life, për çështjet teknike dhe çështjet tjera të ndryshme të karakterit motivues, social dhe zhvillimor.
NLB Bank vepron si ndërmjetësuse për shitjen e produkteve dhe shërbimeve që ofron Kompania për Sigurimin e Jetës, KSJ Illyria Life, dhe tani më ka kaluar një vit nga bashkëpunimi i ndërsjelltë duke tejkaluar çdo herë pritjet tona me rezultate super të kënaqshme.
Illyria Life do të vazhdojë edhe më tutje mbajtjen e trajnimeve dhe mbështetjen teknike e morale të stafit bashkëpunues të NLB Bankës, gjithmonë në të mirën e përbashkët të një bashkëpunimi të mirëfilltë.
Trajnimi për grupin e radhës do të mbahet ditën e premte ndërsa moduli i dytë për të dy grupet do të mbahet në Tetor të këtij viti, 2022.
#illyrialife #nlbbank #savainsurancegroup #lifeinsurance #creditlife #neveralone #module1 #group1