7.7.2022

Mirënjohje nga organizata Action for Mothers and Children, për Illyria Life!

Në kuadër të vizitave të organizatës Action for Mothers and Children tek donatorët e tyre, ata sot vizituan kompaninë tonë të Sigurimit të Jetës, Illyria Life.
Gjatë vizitës, u bisedua për punën dhe të arriturat e AMC-së dhe misionin e saj në pëmirësimin e shëndetit të nënave dhe fëmijëve në Kosovë.
Në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë ndaj AMC-së, ju dhurua një mirënjohje drejtorit ekzekutiv të Illyria Life, z. Albin Podvorica.

Illyria Life, gjithmonë në mbështetje të nënave dhe fëmijëve në nevojë!

#illyrialife #amchealth #savainsurancegroup #neveralone

Illyria Life mbeshtete AMC Health