5.9.2022
Lojërat Sportive të organizuara nga Sava Insurance Group!
Sporti është zgjidhja e duhur për socializimin dhe ndërtimin e ekipeve të mëdha!
Vikendi i shkuar ishte përplot dinamizëm dhe entuziazëm në Moravska Toplice, Slloveni. Të gjitha kompanitë e sigurimeve që janë pjesë e Sava Insurance Group ishin pjesëmarrëse në organizimin e lojërave sportive dhe aktiviteteve shoqërore të organizuara në mënyrë të shkëlqyeshme nga Sava Insurance Group.
Kompania e Sigurimit të Jetës Illyria Life, tregoi prezencë të jashtëzakonshme në disiplina të ndryshme sportive duke u shpërblyer me shumë medalje të arta, argjendta e bronzta.
Socializimi i kolegëve nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse të grupit Sava e bënë edhe më të veçantë një organizim të tillë të lojërave sportive, duke promovuar një stil të jetës së shëndetshme dhe krijim të marrëdhënieve të forta kolegiale.
Kliko për të shikuar videon e lojërave sportive
#savainsurancegroup #savagames #illyrialife #lifeinsurance #neveralone