1.12.2022

Dhjetori Festiv në Illyria Life!

Muajin festiv të dhjetorit e filluam duke festuar së bashku me të gjithë punonjësit e Kompanisë për Sigurimin e Jetës Illyria life, duke ndarë shpërblime për më të dalluarit e vitit 2022 dhe dhurata të ndryshme për të gjithë stafin e pranishëm.

Edhe këtë vit si çdo vit tjetër Illyria Life vazhdon me traditën e shpërblimeve për punonjësit më të dalluar të vitit. 

Përveç kontributit të dhënë, rezultateve dhe disiplinës së treguar, më të dalluarit për vitin 2022 kanë treguar mbi të gjitha dashuri të madhe për punën që e bëjnë në Illyria Life. Prandaj, ne i dëshirojmë suksese të mëtutjeshme kolegëve tanë të shperblyer: Ardita Salihu, Burim Halili, Siera Voca, Valza Gashi dhe Hajdin Pajaziti, si dhe të gjithë punonjësve të Illyria Life, me shpresën që së bashku ti tejkalojmë gjithmonë sfidat dhe pritjet tona.

Në po këtë ditë, ne i uruam avansimin në pozitën e re të Menaxherit të Shitjes kolegut tonë Labinot Kadriu, të cilit i urojmë suksese së bashku me grupin e tij të këshilltarëve të rinjë, të cilët së bashku do të fillojnë punën për vitin 2023. 

Duke iu gëzuar rezultateve të arritura të cilat i kanë tejkaluar pritjet tona të këtij viti, ne synojmë që edhe më tutje në vitet e radhës ti tejkalojmë dhe gëzojmë rezultatet e punës sonë të palodhshme dhe pandalshme.

#illyrialife #savainsurancegroup #sigurimiijetes #asnjeherevetem

Dhjetori festiv

Dhjetori festiv

Dhjetori festiv

Dhjetori festiv

Dhjetori festiv

Dhjetori festiv

Dhjetori festiv

Dhjetori festiv

Dhjetori festiv

Dhjetori festiv