12.12.2022

Vikend trajnues dhe festiv për Illyria Life

Vikendi që e lam pas ishte i mbushur me aktivitete për stafin e kompanisë së sigurimit të jetës Illyria Life, të cilat u organizuan dhe u mbajtën në Shkodrën e bukur. 

Filluam me mbajtjën e Konferencës së Shitjes, ku së bashku me menaxherët e shitjes dhe pjesën tjetër mbështetëse diskutuam rezultatet dhe të arriturat e këtij viti si dhe për planifikimin e vitit vijues.

Gjatë ditës së Shtunë, ishim pjesë e trajnimit për Rëndësinë e Shkathtësive të Buta, me trajneren, Linda Baleta, ku u njoftuam mbi rëndësinë e aftësive të buta me theks të veçantë komunikimin dhe punën ekipore. Trajnerja bëri që përmes aktiviteteve të ndryshme, secili të ketë pjesëmarrje aktive dhe të përfshihet në diskutime. Rëndësi të veçantë në diskutim kishte Intelegjenca Emocionale, vetënjohja dhe empatia.

Dhe krejt në fund, në mbrëmjen e së shtunës, me një darkë festive për festat e fundvitit, e mbyllëm këtë vikend, duke ju gëzuar rezultateve të mira të vitit që po e lëm pas.

Illyria Life ju uron festat e fundvitit dhe ju dëshiron të gjitha të mirat në vitet e ardhshme.

#illyrialife #savainsurancegroup #konferencaeshitjes #softskillstrajnimi #darkaefundvitit

Vikendi festiv ne Illyria Life

Vikendi festiv ne Illyria Life

Vikendi festiv ne Illyria Life

Vikendi festiv ne Illyria Life

Vikendi festiv ne Illyria Life

Vikendi festiv ne Illyria Life

Vikendi festiv ne Illyria Life

Vikendi festiv ne Illyria Life

Vikendi festiv ne Illyria Life

Vikendi festiv ne Illyria Life