16.1.2023
Ndërtimi i Qëndrueshmërisë Nëpërmjet Inovacionit, shkruan z.Podvorica!
Në artikullin e numrit dhjetor të revistës "Horizon" të Odës Ekonomike Amerikane, me titull "Ndërtimi i Qëndrueshmërisë Nëpërmjet Inovacionit", drejtori i Kompanisë për Sigurimin e Jetës Illyria Life z. Albin Podvorica bëri një përmbledhje për rëndësinë e Sigurimit të Jetës në Kosovë, situatat e krijuara ekonomike si rrjedhojë e luftës në Ukrainë, rritjes së çmimeve dhe inflacionit, si dhe situatave të krijuara pandemike dhe postpandemike nga Covid19.
Industria e sigurimeve në Kosovë ka pasur një rritje të qëndrueshme ndër vite, me përjashtim të vitit pandemik 2020, ku rritja ka qenë vetëm 0.23%.
Në vitin 2021 nivelet e rritjes jane rikthyer në 15.44% krahasuar me vitin paraprak, nga të cilat Kompanitë e Sigurimit të Jetës kanë rezultuar me një rritje prej 35.62%, ndërsa Kompanitë e Sigurimit Jo-Jetë me një rritje prej 14.72%.
Viti 2022 po tregon sërish një rritje shumë premtuese në numra, ku rezultatet e tetë muajve të parë tregojnë një rritje prej 12.22%. Kompanitë e Jetës kryesojnë tregun me 52.42% rritje dhe Kompanitë Jo-Jetë me 10.66% rritje, gjithmonë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
"Një nga elementet më të rëndësishme që ndikuan në industrinë e sigurimeve dhe në ruajtjen e qëndrueshmërisë së kompanisë, është krijimi dhe zhvillimi i produkteve të reja të Sigurimit të Jetës, siç është rasti me produktin e Sigurimit të Kredisë (Credit Life)", potencoi për revistën "Horizon" z. Albin Podvorica, CEO i Illyria Life.
Linku i Numrit Dhjetor të Revistës "Horizon"
#illyrialife #savainsurancegroup #lifeinsurance #horizon #amcham #neveralone