23.3.2023

Performancë e shkëlqyer në vitin 2022 nga Sava Insurance Group dhe Anëtarët e saj në Kosovë!

Sava Insurance Group ka gjeneruar gjithsej 68.2 milionë euro fitim neto në vitin 2022, duke tejkaluar planin me rreth 14 për qind. Të hyrat operative në vitin 2022 arritën në 753.6 milionë euro, që është gati 8 për qind më shumë se sa ishte planifikuar. Rritje veçanërisht e lartë është shënuar në kompanitë e grupës jashtë Sllovenisë, si në fushën e sigurimeve jo jetë (19.2 për qind) po ashtu edhe në atë të sigurimeve të jetës (17.5 për qind). Rritja e kësaj të fundit është reflektim i krijimit të kanaleve të reja të shitjes siç janë kanalet bankare si dhe forcimit të rrjetit të brendshëm të shitjes.

Rezultatet e publikuara dhe raporti vjetor i Sava Insurance Group

Kompania jonë, Illyria Life arriti një rritje prej 27.6 % në vitin 2022 krahasuar me 2021. Numri i policave poashtu ka shënuar një rritje prej 48.6 % ne vitin 2022, krahasuar me atë të vitit 2021.

Përveç rezultatit të mirë të biznesit, i paçmueshëm është edhe qëllimi që grupi arriti duke vendosur në mënyrë strategjike klientin në qendër. Sa i përket qëndrueshmërisë dhe performancës së kapitalit të Sava Insurance Group, vitin e kaluar u konfirmua përsëri nga S&P Global Ratings dhe AM Best me një vlerësim të shkëlqyer krediti prej "A".

Raporti Vjetor 2022 i Sava Insurance Group 

Me strategjinë për periudhën 2023-2027, Sava Insurance Group mbetet e përkushtuar ndaj misionit dhe vizionit të saj më shumë se kurrë më parë, duke u fokusuar në tri orientimet strategjike kyçe të cilat janë:

  • Vendosja e klientit në qendër, të cilën ne do të vazhdojmë ta ndërtojmë dhe përmirësojmë mbi themelet e shkëlqyera të tri viteve të fundit,
  • Optimizimi i proceseve të biznesit për shkak të ndryshimeve organizative, në informacione dhe komunikim të kërkuara nga mjedisi, legjislacioni dhe fokusi ndaj klientit, dhe
  • Biznes i qëndrueshëm në tre fusha kyçe - mjedisi, shoqëria dhe sistemi i menaxhimit, sepse ne besojmë se kjo është mënyra e vetme e vërtetë dhe e qëndrueshme e funksionimit.

Video mbi strategjinë e Sava Insurance Group 2023-2027

#illyrialife #savainsurancegroup #sigurimiijetes #asnjeherevetem

Sava Insurance