5.5.2023
ILLYRIA Life ndriçon sheshin e Prishtinës!
Logoja është pjesë kyçe e identitetit të brendit të një kompanie dhe vendosja e saj në vende të dukshme kontribuon në ndërtimin e një imazhi më të fortë të brendit dhe të identifikimit të saj.
Në sheshin e Prishtinës "Nëna Terezë", pranë objektit të kompanisë së sigurimit të jetës ILLYRIA Life u vendos logoja e re e kompanisë, duke e bërë sheshin e Prishtinës edhe më të bukur gjatë ditës dhe më të ndritshëm gjatë natës.
Vendosja e logos ka për qëllim krijimin e një përshtypje edhe më të mirë për kompaninë tonë, në mënyrë që të bëhet element vizual, që ndihmon të tjerët të njohin dhe të ndjejnë më shumë besim në cilësinë dhe shërbimet që ofron kjo kompani. Kjo logo përfaqëson në mënyrë efektive kompaninë tonë ILLYRIA Life, transmeton mesazhin e duhur, ndihmon në ngritjen e vetëdijes dhe në promovimin e aktivitetit të kompanisë për një audiencë sa më të gjerë.
ILLYRIA Life është kompania e parë dhe lidere për Sigurimin e Jetës në Kosovë, e licencuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës dhe anëtare e Sava Insurance Group nga Sllovenia, një ndër kompanitë më të mëdha siguruese në rajon dhe konkurente në europë.
Promovimi i brendit të ILLYRIA Life në sheshin e qytetit është një mënyrë e shkëlqyeshme për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve për shërbimet tona të sigurimit të jetës, të pasqyrojë vlerat dhe identitetin e brendit duke identifikuar prezencën e saj dhe tërhequr vëmendjen e publikut të gjerë.
#illyrialife #savainsurancegroup #sigurimiijetes #asnjeherevetem