29.5.2023
Zemra për Botën - Promovimi i Jetës së Shëndetshme!
Kompania e Sigurimit të Jetës Illyria Life në kuadër të projektit “Zemra për botën”, sot organizoi një takim me fëmijët e shkollës "Dituria" në fshatin Shkabaj, me qëllim promovimin e një jete të shëndetshme dhe edukimin për rëndesinë e ushqimit si një faktor kyç në jetën e secilit.
Nutricionistja Flora Hajrizi, i njoftoi të gjithë fëmijët për racionet që duhet konsumuar gjatë tërë ditës dhe përmbajtjen e tyre, duke i këshilluar se sa e rëndësishme është që të ushqehet siç duhet.
Gjithashtu, për ta bërë ditën e tyre edhe më të këndshme, ne u kujdesëm edhe për aktivitete të tjera të ndryshme duke i përdorur maskotat nga filmat dhe shfaqjet e tyre të preferuara të animuara.
Fëmijët u argëtuan tejmase nga kjo festë e shëndetshme me të cilën edhe e përfunduam këtë ditë të bukur së bashku.
#illyrialife #savainsurancegroup #zemraperboten #jetaeshendetshme #asnjeherevetem