8.7.2023
ILLYRIA LIFE përsëri në Majat e Botës!
Uta e Maleve me mbështetjen e ILLYRIA LIFE kësaj radhe ngjitet në majën Nanga Parbat dhe vendos flamurin e kompanisë sonë në majën e nëntë më të lartë në botë me lartësi prej 8126 metra.
Kjo është Maja e 9-të në nivelin e maleve të lartësisë mbi 8000 metra për Uta Ibrahimin, alpinisten shqiptare që ka arritur majën e Everestit dhe e cila vazhdon të jetë e vetmja alpiniste në Ballkan me ketë numër të ngjitjeve nëpër male.
Uta tashmë e ka dëshmuar veten se është më se e përgaditur për tu ngjitur në male të ndryshme të cilat kërkojnë një sasi të pabesueshme aftësie, qëndrueshmërie dhe vendosmërie. Arritjet e saj janë një dëshmi e forcës, elasticitetit dhe shpirtit të palëkundur të vullnetit njerëzor.
Duke vlerësuar lartë rëndësinë e sportit në Kosovë, e në veçanti të atyre individuale, ILLYRIA LIFE gjithmonë do të jetë në përkrahje dhe do të synojë që përmes mbështetjes së vazhdueshme të ndikojë në mendësinë dhe krijimin e kulturës sportive në vendin tonë.
Poashtu ju bëjmë thirrje të gjithë bashkëkombasve tanë që ta ndihmojnë Utën sado që kanë mundësi pasi që ajo po bën shumë për Kosovën përmes linkut për donacione: https://makeachamp.com/utaibrahimi
#illyrialife #savainsurancegroup #utaemaleve #hiking #sigurimiijetes #asnjeherevetem