6.10.2023
Konferenca e Shitjes për NLB Bank, organizuar nga ILLYRIA Life!
Sot u mbajt konferenca e shitjes për NLB Bankën, ku njëherit edhe u përfundua me sukses cikli i trajnimeve të Kompanisë për Sigurimin e Jetës Illyria Life, për të gjitha grupet e shitjes së bankës, të cilët tashmë janë licensuar për shitje të produkteve të Sigurimit të Jetës, siç janë Credit Life dhe Term Life.
Në këtë konferencë u diskutuan praktikat e mira dhe rezultatet e kënaqshme të arritura si rezultat i bashkëpunimit të ndërsjelltë. Poashtu u diskutuan sfidat e ndryshme me të cilat ballafaqohemi gjatë tërë kohës si dhe planet tona të përbashkëta për një të ardhme sa më të frytshme.
Trajtim të veçantë në këtë konferencë ju kushtua rëndësisë së "aftësive të buta" gjatë procesit të shitjes, e udhëhequr nga Shenaj Shala e cila përmes aftësive të saj trajnuese e bëri edhe më interesante dhe më të kompletuar konferencën e ditës.
Illyria Life do të vazhdojë edhe më tutje mbajtjen e konferencave, trajnimeve dhe mbështetjen e stafit bashkëpunues të NLB Bankës, gjithmonë në të mirën e përbashkët të një bashkëpunimi të mirëfilltë.
"Mes njerëzve të mirë, të gjithë kanë rëndësi"
#illyrialife #nlbbank #savainsurancegroup #sigurimiijetes #creditlife #termlife #softskills #mesnjerezvetemire #asnjeherevetem