9.10.2023
Konferenca e Vjeshtës, Berat 2023!
Traditën tanimë të krijuar të kompanisë për mbajtjen e konferencave, trajnimeve dhe aktiviteteve shoqërore e vazhduam me “Konferencën e Vjeshtës” e cila ka për qëllim largimin nga përditshmëria mirëpo jo edhe nga përgjegjësia që ne mbajmë brenda shtëpisë sonë të dytë Illyria Life.
Në këtë konferencë të organizuar në qytetin e bukur të Beratit, u diskutuan rezultatet e punës për periudhën e deritanishme si dhe sfidat me të cilat po ballafaqohemi për të arritur objektivat tona. Vazhduam tutje duke i trajtuar me delikatesë edhe fushat tjera të cilat kanë të bëjnë me përditshmërinë tonë profesionale, me theks te veçantë socializimin, motivimet dhe trajnimet e vazhdueshme.
Eksploruam gjatë tërë ditës qytetin e "një mbi një dritareve", qytet ky i cili përshkohet nga Lumi i Osumit dhe rrethohet nga kodra dhe male, ku spikat Tomorri, i njohur si Parku Kombëtar. Arkitektura e Beratit të lë pa fjalë nga arkitektura mbresëlënëse e mureve të shtëpive të ndërtuara me gurë të skalitur, që shkëlqejnë nga bardhësia errësirën e rrugicave të lagjës Goricë.
Konferenca e radhës, ajo e Pranverës, do të mbahet në Mars të vitit vijues, për të vazhduar tutje eksplorimin e vendeve të tjera të bukura shqipëtare.
"Mes njerëzve të mirë, të gjithë kanë rëndësi"
#illyrialife #savainsurancegroup #sigurimiijetes #konferencaevjeshtes #berat #shqiperi #mesnjerezvetemire #asnjeherevetem