30.10.2023
Fillim i mbarë nga KBF PRISHTINA, e cila mbështetet nga ILLYRIA LIFE!
Klubi i Basketbollit të Femrave KBF PRISHTINA është një sinonim i performancës së shkëlqyer dhe pasionit për sportin.
Klubi nga kryeqyteti ka filluar një sezonë të mbarë kampionale dhe mjaft premtuese për këtë kampionat 2023/24, duke shfaqur një përkushtim të jashtëzakonshëm ndaj sportit dhe duke demonstruar nivelin e lartë të aftësive basketbollistike nëpërmjet lojës së tyre dhe rezultateve të suksesshme në fushë.
E transformuar si kurr më parë, ku pjesa dërmuese e lojtareve janë vajza të reja dhe të talentuara (U18 dhe U16), KBF PRISHTINA ka dëshmuar që me punë dhe angazhim të madh, mund të arrihet çdo gjë. Të prirura nga kapitenia Elektra Zykaj vajzat nga kryeqyteti në vikendin që lam pas, mposhtën edhe kampionin e Kosovës, Bashkimin nga Prizreni, ku pas kësaj fitore kryeson tabelën në Super Ligën e Femrave pa asnjë humbje të vetme.
Kompania e Sigurimit të Jetës ILLYRIA LIFE si kompani me përgjegjësi sociale e cila gjithmonë përpiqet që një pjesë të suksesit ta ndajë së bashku me të tjerët, vazhdon edhe më tutje ta mbështesë Klubin e Basketbollit të Femrave KBF PRISHTINA dhe i dëshiron suksese të mëtutjeshme, duke i përkrahur në të gjitha format drejt arritjes së rezultateve triumfuese, drejt titujve kampional.






