11.12.2023

ILLYRIA LIFE feston festat e fundvitit!

Festat e fundvitit janë një kohë e veçantë për t'u bashkuar, për të festuar sukseset e përbashkëta dhe për të shpërndarë gëzim.

Të premtën mbrëma, Kompania për Sigurimin e Jetës ILLYRIA Life organizoi darkën festive, ku festoi festat e fundvitit së bashku me sukseset dhe arritjet e këtij viti që po e lëm pas. Festuam punën e palodhshme dhe të pandalshme të një ekipe kaq të mrekullueshme, të një ekipe kaq të përkushtuar dhe shumë të dashur.

Në një atmosferë festive të mbushur me argëtim, ushqim të shkëlqyer dhe mbi të gjitha shoqëri të mirë, u socializuam deri në orët e vona të mbrëmjes, duke ndarë momente të këndshme dhe duke kënduar së bashku për të krijuar kujtime të veçanta dhe për ta bërë këtë natë edhe më të paharrueshme.

Darka e fundvitit jo vetëm që shënoi fundin e vitit, por gjithashtu kishte ndikim të madh edhe në forcimin e lidhjeve mes nesh. 

ILLYRIA Life falenderon të gjithë klientët pa të cilët nuk do të ishim këtu ku jemi tani, poashtu të gjithë punonjësit e saj për kontributin, përkushtimin dhe punën e palodhur gjatë tërë vitit, dhe ju uron festat e fundvitit duke ju dëshiruar suksese dhe të gjitha të mirat në vitet e ardhshme.

Faleminderit që keni qenë pjesë e udhëtimit tonë në vitin që po e lëm pas! Gëzuar Viti i Ri 2024!

#illyrialife #savainsurancegroup #dhjetorifestiv #darkaefundvitit #mesnjerezvetemire #asnjeherevetem

dhjetori festiv

dhjetori festiv

dhjetori festiv

dhjetori festiv

dhjetori festiv

dhjetori festiv

dhjetori festiv

dhjetori festiv

dhjetori festiv