29.12.2023
Përmbyllja e Vitit Festiv në ILLYRIA Life!
Muajin festiv të dhjetorit po e mbyllim duke festuar së bashku me të gjithë punonjësit e Kompanisë për Sigurimin e Jetës ILLYRIA life, duke ndarë shpërblime për më të dalluarit e vitit 2023 si dhe dhurata të ndryshme për të gjithë stafin e pranishëm.
Edhe këtë vit si çdo vit tjetër ILLYRIA Life vazhdon me traditën e shpërblimeve për punonjësit më të dalluar të vitit.
Përveç kontributit të dhënë, rezultateve dhe disiplinës së treguar, më të dalluarit për vitin 2023 kanë treguar mbi të gjitha dashuri të madhe për punën që e bëjnë në ILLYRIA Life. Prandaj, ne i dëshirojmë suksese të mëtutjeshme kolegëve tanë të shperblyer: Arta Zajmi, Krenare Shala, Florentina Behrami dhe Labinot Gashi, si dhe të gjithë punonjësve të ILLYRIA Life, me shpresën që së bashku ti tejkalojmë gjithmonë sfidat dhe pritjet tona.
Duke iu gëzuar rezultateve të arritura të këtij viti, ne synojmë që edhe më tutje në vitet e radhës ti tejkalojmë dhe gëzojmë rezultatet e punës sonë të palodhshme dhe pandalshme.
#illyrialife #savainsurancegroup #sigurimiijetes #mesnjerezvetemire #asnjeherevetem