5.3.2024
Zemra për Botën! Takim me Fëmijët e Shoqatës “Down Syndrom Kosova”
K.S.J ILLYRIA Life së bashku me K.S. ILLYRIA, në kuadër të projektit “Zemra për Botën”, në mëngjesin e së Hënës kanë organizuar një takim të ngrohtë me fëmijët e Shoqatës “Down Syndrom Kosova” nga qytetet e Prishtinës dhe Mitrovicës.
Takimi është organizuar në Parkun Nacional të Gërmisë me qëllim të promovimit të një jete sa më të shëndetshme. Filluam me bisedime dhe diskutime të ndryshme rreth ushqimeve të preferuara të fëmijëve, duke i dhuruar dhe lexuar pjesë nga libri i ilustruar për fëmijë "Uta e Maleve", për të vazhdur tutje të ushqyerit me një mëngjes të shëndeteshëm së bashku.
Për të kaluar qaste të tjera të këndshme së bashku, ne u kujdesëm edhe për aktivitete të tjera, ku ndër to ishte edhe ecja e lehtë në njërin nga shtigjet e parkut të Gërmisë.
Gjatë ecjes kolegu ynë Besarti, i cili është pjesë e vrapimeve të organizuara në këtë park, i tregonte fëmijëve për rëndësinë e aktiviteteve fizike, aktivitetet dhe maratonat e tij, si dhe i informonte për masivin e Gërmisë, nga llojet bimore e deri tek kafshët, shpezët dhe ujëtoksorët, duke krijuar një atmosferë interaktive dhe mjaft zbavitëse.
Fëmijët u argëtuan tejmase nga ky takim i organizuar, me të cilën edhe e përfunduam këtë ditë të bukur së bashku.
#illyrialife #illyria #savainsurancegroup #zemraperboten #mesnjerezvetemire #asnjeherevetem