10.4.2024

KBF Prishtina, Kampion i Ligës Unike për edicionin 2023/2024!

Klubi i Basketbollit të Femrave KBF PRISHTINA është një sinonim i performancës së shkëlqyer dhe pasionit për sportin!

Klubi nga kryeqyteti është shpallur Kampion i Ligës Unike për edicionin 2023/2024, ku pas triumfit të saj në gjysëmfinale kundër Penzës nga Peja, me një super paraqitje në finale e mposhti edhe Bashkimin me rezultat të thellë 92:49.

Liga Unike e formuar tri vite më parë e përberë nga gjashtë ekipe, tri ekipe nga Shqipëria (Tirana, Partizani, Flamurtari) dhe tri ekipe nga Kosova (Prishtina, Bashkimi, Penza) ishin pjesë e Edicionit të tretë të Ligës Unike. Pas vitit të parë ku pikërisht organizator i Final Four të Ligës Unike ishte Prishtina, edhe në sezonin 2023/2024 Prishtina ishte organizatorë dhe mikpritëse e Final Four, ku pjesëmarrës në ketë Final Four ishin: Prishtina, Penza, Bashkimi dhe Tirana.

Në këtë kompeticion ku sistemi i garave është vajte-ardhje, Prishtina nga 10 ndeshje të zhvilluara përfundoj garat e rregullta me 8-të fitore e 2 humbje, ndërsa çmimin MVP i ka takuar Asianae Johnson që e mbylli ndeshjen me 27 pikë e dhjetë kërcime.

Linku me fotot e shkëputura nga finalja e Final Four, të Ligës Unike! 

Kompania e Sigurimit të Jetës ILLYRIA LIFE si kompani me përgjegjësi sociale e cila gjithmonë përpiqet që një pjesë të suksesit ta ndajë së bashku me të tjerët, vazhdon edhe më tutje ta mbështesë Klubin e Basketbollit të Femrave KBF PRISHTINA dhe i dëshiron suksese të mëtutjeshme, duke i përkrahur në të gjitha format drejt arritjes së rezultateve triumfuese, drejt titujve kampional.

#illyrialife #savainsurancegroup #kbfprishtina #mesnjerezvetemire #asnjëherëvetëm
 
Liga Unike
 
Liga Unike
 
Liga Unike