24.4.2024

Performancë e shkëlqyer në vitin 2023 nga Sava Insurance Group dhe Anëtarët e saj në Kosovë!

Në industrinë e sigurimeve, kemi sfida të vazhdueshme, për të cilat jemi të përgatitur dhe të gatshëm në çdo kohë, të mbështetur nga menaxhimi i riskut që ofron një qasje të integruar.

Viti 2023 solli shumë sfida që testuan qëndrueshmërinë dhe përkushtimin tonë në disa sfera mirëpo ne mbajtëm stabilitetin dhe rritjen e Grupit të Sigurimeve Sava.

Të gjitha kompanitë e Grupit arritën rritje të të ardhurave, e reflektuar në një rritje afër 15% në volumin e biznesit tonë, në total në 910 milion Euro. Kjo rritje ka ardhur kryesisht nga primi bruto i sigurimeve jo-jetë, të cilat u rritën me 19.5% në tregun slloven dhe me 21.7% në tregjet jashtë Sllovenisë. Biznesi i sigurimeve jetësore sllovene ka pasur rritje për 7.5%, ndërsa tregu jasht Sllovenisë ka pasur rritje 13.6%. Gjithashtu, kompanitë tona aktive në sigurimin e pensioneve, menaxhimin e fondeve të bashkëpunimit dhe shërbimet e ndihmës kan performuar shumë mirë. Sava Re gjithashtu arriti rezultate impresionuse vitin e kaluar.

Si rezultat, me një fitim neto prej gati 65 milion Euro në fund të vitit të kaluar, ne tejkaluam objektivat e Grupit për fitimin neto.

Rezultatet e publikuara dhe raporti vjetor i Sava Insurance Group

Në aspektin e zhvillimit, ne vazhdojmë të ndjekim drejtimin tonë strategjik për të vënë klientin në qendër të gjithçkaje që bëjmë dhe për të ofruar një përvojë shumë të mirë për klientët. Në të gjitha klasat e sigurimeve, zhvillojmë produkte dhe shërbime shtesë të përshtatura me nevojat e tregjeve, të cilat i vlerësojmë dhe i pasurojmë me elemente të qëndrueshmërisë që janë të rëndësishme për një të ardhme më të mirë për të gjithë. Po ashtu, po bëhemi më efikas në energji dhe më miqësor ndaj mjedisit përmes vendimeve të zgjuara për investime, duke reduktuar gjurmët karbonike të Grupit. Po aq e rëndësishme është edhe përkushtimi ynë ndaj mjedisit shoqëror dhe natyror, të cilin e kemi treguar përmes vullnetarisë korporative për më shumë se një dekadë. Me një zemër të madhe dhe dhembshuri, bëm punë vullntare për mbi 5,000 orë gjatë vitit 2023.

Raporti Vjetor 2023 i Sava Insurance Group 

Mes njerëzve të mirë, të gjithë kanë rëndësi!

#illyrialife #savainsurancegroup #sigurimiijetes #asnjeherevetem

sava