5.6.2024

Uta e Maleve dhe Mali i Harruar!

Edhe pse është mali i tretë më i lartë midis gjigantëve 8000 metra, Kangchenjunga është ende kryesisht i pa zbuluar dhe i nënvlerësuar, me një peizazh të ashpër dhe shkëlqim të paprekur të cilat shpesh edhe injorohen.

Uta e Maleve me mbështetjen e ILLYRIA LIFE kësaj radhe tenton të ngjitet në majën Kangchenjunga dhe pas shumë tentimeve arrin të ngjitet deri në 7550 metra lartësi.

"Bëra një bisedë shumë të gjatë me veten, u përpoqa të qetësoja veten dhe vendosa të zbres dhe të përfundoj këtë ekspeditë. Kançe na dha shumë ditë të mira, ngjitje shumë të bukur, na mbajti të sigurt dhe për këtë jam mirënjohëse. Gara që vazhdon ende në të gjitha malet nuk është e mirë për shëndetin tim mendor, veçanërisht pas traumës nga ShishaPangma. Është shumë e rëndësishme të arrish majën, por e rëndësishme është të jesh i sigurt! Nuk kam nevojë të jem e para apo më e shpejta, unë jam këtu për të shijuar dhe për të kaluar kufirin tim personal duke mos konkuruar askënd!" ... citoi Uta në takimin tonë te realizuar me të kthyer në Kosovë.

Uta Ibrahimi është një pioniere e jashtëzakonshme dhe një frymëzim për shumë njerëz, prandaj ne i dëshirojmë suksese në ekspeditat e saj malore që tanimë mbështeten edhe nga kompania jonë ILLYRIA Life.

Duke vlerësuar lartë rëndësinë e sportit në Kosovë, e në veçanti të atyre individuale, ILLYRIA Life gjithmonë do të synojë që përmes mbështetjes së vazhdueshme të ndikojë në mendësinë dhe krijimin e kulturës sportive në vendin tonë.

#ILLYRIALife #SAVAInsuranceGroup #UtaeMaleve #MesNjerezveTeMire #AsnjehereVetem

Uta

Uta

Uta

Uta

Uta

Uta