3.10.2024

Trajnimi i rradhës nga ILLYRIA Life, organizuar për Backoffice!

Kompania për Sigurimin e Jetës ILLYRIA Life u angazhua edhe në një trajnim të rradhës për backoffice, të udhëhequr nga një trajnuese profesionale. Edhe ky program, zhvilluar gjithashtu në ambientet e Theta Interactive, solli një qasje të re për përmirësimin e aftësive dhe metodologjive të punës. Atmosfera ishte plot energji dhe motivim, duke frymëzuar të gjithë pjesëmarrësit për të angazhuar vetën në procesin e punës.

Gjatë trajnimit, punonjësit forcuan pasionin për punën, duke përmirësuar strategjitë e tyre dhe duke mbështetur njëri-tjetrin. U angazhuan në aktivitete që forcuan lidhjet dhe bashkëpunimin, duke krijuar një atmosferë pozitive dhe duke u përqendruar në eksplorimin e vlerave dhe historive personale dhe po ashtu në aktivitete argëtuese që nxisnin krijimtarinë.

Trajnimet si këto janë thelbësore për zhvillimin e ekipit dhe përmirësimin e performancës në ILLYRIA Life. Ato ndihmojnë në forcimin e lidhjeve mes anëtarëve, nxisin një atmosferë bashkëpunuese dhe rrisin motivimin e individëve. Investimi në trajnime kontribuon në ndërtimin e aftësive të nevojshme për të përballuar sfidat e përditshme dhe për të arritur rezultate të shkëlqyera. Këto iniciativa janë një hap i rëndësishëm drejt suksesit të qëndrueshëm të kompanisë sonë ILLYRIA Life, duke garantuar një ekip të fortë dhe të angazhuar.

#ILLYRIALife #savainsurancegroup #asnjeherevetem #sigurimiijetes #trajnim #backoffice #thetainteractive #teambuilding

trajnim

trajnim

trajnim

trajnim