8.10.2024

Konferenca e Vjeshtës, Shamalluk 2024!

Tradita e konferencave në kompaninë tonë për sigurimin e jetës ILLYRIA Life, është bërë një ngjarje e shumëpritur që na bashkon dhe forcon lidhjet mes departamenteve tona. Këtë vit, konferenca e Vjeshtës u mbajt në ambientet e hotelit Iliria Hill Resort, në Shamalluk, Podujevë, lokacion ky tejet i bukur që ofronte pamje mahnitëse, ideale për të shkëmbyer ide dhe për të reflektuar mbi arritjet tona.

Gjatë kësaj konference, patëm kënaqësinë të ndjekim sesione inspiruese nga trajnerja Violeta Jaha, Trajnere e Jetës & Trajnere për Balancimin e Energjisë, e cila na ofroi njohuri të vlefshme mbi menaxhimin e energjisë dhe rritjen personale. Këto sesione na ofruan një mundësi të shkëlqyer për të fituar perspektiva të reja dhe për të forcuar motivimin tonë.

Pas një dite të mbushur me aktivitete, punonjësit shfrytëzuan pamjet dhe hapësirat mahnitëse të hotelit për të kaluar momente relaksuese me njëri tjetrin. Darka në këtë ambient të mrekullueshëm ishte një përmbyllje e shkëlqyer e një dite të suksesshme dhe të mbushur me energji pozitive.

Njëkohësisht, Komiteti Menaxhues mbajti mbledhjet e tyre të përvitshme për planifikimet biznesore për vitin 2025, duke shtjelluar strategji të ndryshme dhe të rëndësishme për rritjen e biznesit, planifikimin e shpenzimeve, aktivitetet e ardhshme, investimet, zhvillimin e produkteve të reja, automatizimin e proceseve, ngritjen e fokusit ndaj klienteve dhe digjitalizimin. Kjo mbledhje shënoi një pikë të rëndësishme për ne, duke na orientuar drejt një të ardhmeje më dinamike dhe inovative. Ne jemi të gatshëm për sfidat dhe mundësitë që na presin, dhe besojmë se së bashku do të arrijmë të krijojmë një histori suksesi të jashtëzakonshme si çdo vit tjetër!

"Mes njerëzve të mirë, të gjithë kanë rëndësi"

#illyrialife #savainsurancegroup #sigurimiijetes #konferencaevjeshtes #mesnjerezvetemire #asnjeherevetem 

konferenca

konferenca

konferenca

konferenca

konferenca

konferenca

konferenca

konferenca

konferenca

konferenca