15.10.2024

Tetori Rozë, Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit!

Në këtë muaj, i njohur si Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, në emër të kompanisë për Sigurimin e Jetës ILLYRIA Life, dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë të thellë për të gjitha vajzat dhe gratë punëtore në kompani. Ky muaj na ofron mundësinë të nderojmë forcën dhe guximin tuaj, si dhe të njohim kontributin e jashtëzakonshëm që jepni çdo ditë.

Të hënën, për nder të kësaj dite të veçantë, vajzat dhe gratë e kompanisë ILLYRIA Life kaluan së bashku mëngjesin e shëndetshëm i cili është tashmë një traditë në kompaninë tonë. Ky ishte një moment i shkëlqyer për të ndarë energji pozitive dhe për të theksuar rëndësinë e kujdesit për shëndetin. Pas kësaj, punonjëset e kompanisë mbajtën një sesion Yoga me joy_dancesports, duke promovuar mirëqenien dhe shëndetin fizik.

Në këtë formë ne shënuam muajin Rozë dhe promovuam zbulimin e hershëm dhe trajtimin e kancerit të gjirit të cilat janë thelbësore për shërimin e tij. Mamografia është një mjet jetik për identifikimin e hershëm të sëmundjes, duke ofruar mundësinë për trajtim më efektiv dhe rezultate më të mira. Njohja e simptomave dhe kryerja e kontrolleve të rregullta mund të shpëtojë jetë. Kjo është një thirrje për të gjithë: kujdesuni për shëndetin tuaj dhe inkurajoni të tjerët të veprojnë po ashtu!

ILLYRIA Life qëndron me të gjitha vajzat dhe gratë që po përballen me trajtimin, me ato që e kaluan këtë sfidë, dhe me nderimin më të thellë për ato që nuk janë më me ne.

Fuqia e çdo gruaje është ajo që sjell ndryshime të mëdha në botë.

Klikoni këtu për video!

#illyrialife #illyria #savainsurancegroup #tetori #muajiindergjegjesimit #kanceriigjirit #mesnjerezvetemire

tetori roze

tetori roze

tetori roze

tetori roze

tetori roze

tetori roze

tetori roze