17.10.2024
Uta Ibrahimi pushton majën e Shisha Pangma!
Viti i kaluar solli tragjedi në Shisha Pangma, ku katër vajza nga ekipi i alpinistes tonë, Uta Ibrahimi, humbën jetën për shkak të orteve dhe avalanxheve. Pas një periudhe reflektimi, Uta u rikthye në Kinë për të ngjitur Shisha Pangma, por pasi vlerësoi rreziqet, ajo zgjodhi të sfidojë majën Gasherbrum 2, të cilën e ngjiti me sukses.
Më 9 tetor 2024, Uta shënoi një arritje historike duke u rikthyer dhe duke e ngjitur majën Shisha Pangma, një nga majat më të vështira të Himalajave, pas dy tentativave të mëparshme. Kjo ngjitje ishte pjesë e një ekspedite ndërkombëtare të organizuar nga Seven Summit Treks.
Arritja e Uta-s hap dyert për 12 alpinistë që përfunduan ngjitjen e 14 majave më të larta, duke u bashkuar në klubin ekskluziv të 8000-metërsheve. Ajo pritet të bëhet e vetmja nga Ballkani që arrin këtë sukses, duke mbetur vetëm edhe një majë për të përfunduar misionin e saj.
Maja Shisha Pangma, 8,027 metra e lartë, është e njohur për kushtet e rrezikshme. Megjithatë, Uta e përballoi këtë sfidë me guxim, duke e ditur se jeta e saj është e siguruar në ILLYRIA Life, e cila ofron mbështetje të plotë në çdo hap të rrugëtimit të saj.
“Jemi krenarë për ekipin tonë dhe presim shumë ekspedita të tjera të suksesshme,” deklaroi Seven Summit Treks. Uta mbetet një simbol i forcës dhe qëndrueshmërisë, inspirim për të gjithë ata që guxojnë të ëndërrojnë.
Në këtë mënyrë, ILLYRIA Life, vazhdon të investojë në sport dhe të kontribuojë në përmirësimin e kulturës sportive në Kosovë.
#ILLYRIALife #SAVAInsuranceGroup #UtaeMaleve #MesNjerezveTeMire #AsnjehereVetem