22.10.2024
Zemra për Botën! Brenda Tendës së Errët për Personat me Shkop të Bardhë!
Këtë javë, nën dritën e Javës Ndërkombëtare të Personave me Shkop të Bardhë, u organizua aktiviteti “Tenda e Errët”, një përvojë unike që na sfidoi të përjetojmë botën përmes atyre që përballen me sfida të veçanta. Me zemra të hapura, ne mbyllëm sytë dhe përdorëm shkopin e bardhë për t'u ballafaquar me pengesat, duke krijuar një atmosferë solidariteti.
Gjatë këtij aktiviteti, ne përjetuam vështirësitë e përditshme që hasin ata që përdorin shkopin e bardhë. Çdo hap i ngadalshëm na tregoi se si ndihma dhe mbështetja jonë janë thelbësore për ata që përballen me sfida të ndryshme. Kjo përvojë na ndihmoi të zhvillonim empati dhe të kuptonim më mirë botën e tyre.
Ne, kompania për Sigurimin e Jetës ILLYRIA Life dhe Kompania e Sigurimeve ILLYRIA jemi shumë krenarë që mbështetëm këtë iniciativë, duke promovuar një kulturë solidariteti dhe mirëkuptimi. Angazhimi ynë për këtë aktivitet është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një ambienti ku çdo individ ndjehet i vlerësuar.
Ky aktivitet na përkujton se mes njerëzve të mirë, të gjithë kanë rëndësi. Së bashku, ne kemi fuqinë të krijojmë një të ardhme më të ndritshme, ku çdo individ, pavarësisht sfidave, duhet te ndjehet i vlerësuar dhe i mbështetur.
Zemra për botën është një thirrje për veprim, dashuri dhe solidaritet.
#ILLYRIALife #SAVAInsuranceGroup #ZemraPerBoten #MesNjerezveTeMire #AsnjehereVetem