24.10.2024
ILLYRIA Life Lanson Produktet e Reja të Sigurimit të Jetës me Sëmundje të Rënda!
Të hënën në mëngjes, u zhvillua një trajnim i rëndësishëm me rrjetin e shitjes të kompanisë për sigurimin e jetës ILLYRIA Life, e cila kishte për qëllim t’i informoj ata më në detaje mbi dy produktet e reja të sigurimit të jetës, të cilat u lansuan zyrtarisht në po të njëjtën ditë.
Këto produkte i referohen Sigurimit të Jetës me Sëmundje të Rënda dhe janë krijuar me synimin që të ofrojnë mbrojtje financiare për individët dhe familjet e tyre në rast të diagnozës me sëmundjeje të rënda, duke u siguruar mbështetje në periudha të vështira.
Gjatë këtij trajnimi, u diskutuan në detaje të gjitha aspektet që lidhen me këto dy produkte të reja:
- Sigurimi Miks i Jetës me Sëmundje të Rënda, dhe
- Sigurimi Klasik i Jetës me Sëmundje të Rënda
Këto lloje sigurimesh janë projektuar për të lehtësuar barrën financiare që mund të shkaktohet nga shpenzimet e larta të trajtimeve mjekësore në rast të sëmundjeve kritike, si:
- Sëmundjet Kancerogjene
- Infarkti I Miokardit (sulm në zemër)
- Goditja ne tru
- Operacioni Koronar By-Pass
- Insuficienca Renale (dështimi I veshkëve)
- Transplantimi i organeve
Periudha siguruese për këto produkte është 5-20 vite, ndërsa mosha e marrjes në sigurim është 18-60 vjet.
Synimi i këtij trajnimi është që klientët e ILLYRIA Life të ndihen të informuar dhe të mbështetur në zgjedhjet që bëjnë, duke i ndihmuar ata të marrin vendime të duhura dhe të ndërgjegjshme për të ardhmen e tyre shëndetësore dhe financiare.
Produktet e Sigurimit të Jetës në ILLYRIA Life kanë një ndikim të rëndësishëm në treg, dhe punonjësit e kompanisë sonë janë të përkushtuar t’i ofrojnë ato me profesionalizëm dhe përkushtim maksimal.
#ILLYRIALife #SAVAInsuranceGroup #MesNjerëzveTëMirë #AsnjeherëVetëm #SemundjetKritike