19.12.2024

ILLYRIA Life realizon nje aktivitet plot dashuri dhe gëzim me fëmijët e HANDIKOS!

Kjo sezonë festash ka sjellë një moment të veçantë dhe të paharrueshëm për ne, ku kaluam kohë të mrekullueshme së bashku me fëmijët e HandiKos Kosova.

Në ambientet e ngrohta të Prishtina Home Made Muffins, kaluam një atmosferë gëzimi dhe dashurie, ku së bashku ndërtuam gingerbread houses. Ky aktivitet ka qenë një mundësi për të gëzuar zemrat e fëmijëve, duke u dhuruar atyre një moment lumturie dhe ngrohtësie në prag të festave të fundvitit.

Çdo detaj, çdo copë embëlsire që ata vendosnin, ishte një shenjë e dashurisë dhe mundësisë për të krijuar diçka të veçantë. Në fund të aktivitetit, për t’i bërë këto momente edhe më speciale, i befasuam fëmijët me dhurata të vogla, një shenjë falënderimi për gëzimin që ata na dhuruan. Ky aktivitet nuk ishte vetëm një mundësi për të kaluar një ditë të këndshme, por edhe për të krijuar kujtime të paharrueshme, për të dhuruar shpresë dhe përkrahje, dhe për të krijuar një hapësirë ku secili fëmijë mund të ndjehet i dashur, i vlerësuar dhe i barabartë.

Promovimi dhe të drejtat për publikimin e imazheve janë siguruar!

Ne besojmë se fëmijët e HandiKos Kosova meritojnë të shfaqen në dritën më të bukur. Ata janë shembuj të forcës, guximit dhe shpresës dhe duhet të ndahen me botën në mënyrën më të ndritshme. Prandaj, edhe i kemi siguruar të drejtat për të publikuar imazhet e aktiviteteve dhe për të promovuar momentet e dashurisë që ndamë së bashku. Fëmijët e HandiKos Kosova duhet të nderohen, duke u bërë burim frymëzimi dhe dashurie për të gjithë.

#ILLYRIALife #SAVAInsuranceGroup #LifeInsurance #HandiKos

Sigurimi i jetes

Sigurimi i jetes

Sigurimi i jetes

Sigurimi i jetes

Sigurimi i jetes

Sigurimi i jetes

Sigurimi i jetes