9.1.2025

ILLYRIA Life nderohet nga HANDIKOS me letër falenderimi!

Organizata HandiKos Kosova na ka nderuar me një letër falenderimi të veçantë për bashkëpunimin tonë gjatë vitit 2024. Ky vit ka qenë i mbushur me momente të paharrueshme së bashku me fëmijët e HandiKos. Aktivitetet që realizuam bashkërisht ishin shumë më tepër se thjesht takime, ato ishin momente të çiltra, plot buzëqeshje, ngrohtësi dhe dashuri.

Për ne në ILLYRIA Life, këto përvoja janë një kujtesë e rëndësishme për vlerën e vërtetë të humanizmit dhe solidaritetit. Kjo mirënjohje është më shumë se një simbol, është një mesazh i fuqishëm që bashkëpunimi dhe përkujdesja mund të krijojnë botë më të mirë për të gjithë.

Ju falënderojmë nga zemra, HandiKos Kosova, për këtë nder dhe për besimin tuaj. Ky është vetëm fillimi, ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë jush dhe të kontribuojmë për buzëqeshjet e fëmijëve tuaj.

Mes njerëzve të mirë, te gjithë kanë rëndësi.

#ILLYRIALife #SAVAInsuranceGroup #LifeInsurance #HandiKos #NeverAlone #AmongGoodPeople

Handikos