22.1.2025

ILLYRIA Life vazhdon mbështetjen për Sportin në Kosovë!

Kompania për sigurimin e Jetës ILLYRIA Life, po vazhdon përkushtimin ndaj komunitetit dhe pasionit për sportin, një shembull i shkëlqyer i mbështetjes për aktivitetet sportive në Kosovë. Gjatë vitit 2024, bashkëpunimi i Illyria Life me disa nga klubet kryesore sportive në vend ka qenë një histori suksesi dhe frymëzimi.

Klubi i Skitarisë SKI Prishtina, Klubi i Basketbollit të Femrave (KBF) Prishtina, Klubi i Futbollit të Femrave (KFF) Prishtina, dhe Klubi i Hendbollit të Femrave (KHF) Prishtina kanë qenë gjithmonë të mbështetura nga ILLYRIA Life. Këto klube kanë shënuar arritje të veçanta në garat kombëtare dhe ndërkombëtare, duke promovuar Prishtinën dhe Kosovën si qendra të zhvillimit sportiv dhe të talentit.

Bashkëpunimi mes ILLYRIA Life dhe këtyre klubeve ka kontribuar në realizimin e objektivave sportive dhe organizative. Klubi SKI Prishtina ka shënuar pjesëmarrje të suksesshme në garat e skitarisë, duke motivuar të rinjtë të përqafojnë sportet dimërore. KBF Prishtina ka vazhduar të dominojë në basketbollin e femrave, ndërsa KFF Prishtina ka treguar cilësi dhe shkathtësi në fushën e futbollit. Nga ana tjetër, KHF Prishtina ka forcuar pozicionin e saj si një ndër ekipet më të mira të hendbollit për femra.

Pas suksesit të vitit 2024, ILLYRIA Life ka vendosur të vazhdojë mbështetjen e saj për këto klube edhe në vitin 2025. Ky vendim reflekton përkushtimin e vazhdueshëm të kompanisë për zhvillimin e sportit dhe fuqizimin e komunitetit sportiv në Kosovë.Ne besojmë se sporti është një nga mënyrat më të mira për të investuar në të ardhmen e rinisë dhe për të ndërtuar një shoqëri më të fortë dhe të shëndetshme.

Jemi krenarë për sukseset e klubeve që mbështesim dhe presim me entuziazëm çfarë do të arrijnë ato në vitin e ardhshëm.Këto klube sportive janë jo vetëm ambasadorë të shkëlqyer të sportit, por edhe burim frymëzimi për brezat e ardhshëm. Bashkëpunimi mes ILLYRIA Life dhe këtyre klubeve vazhdon të jetë një shembull i fuqisë së bashkimit mes bizneseve dhe sportit për një të ardhme më të mirë.

#ILLYRIALife #SavaInsuranceGroup #MesNjerezveTeMire #AsnjehereVetem

Prishtina

Prishtina

Prishtina