5.2.2025

ILLYRIA Life mbështet Orkestrën e Fëmijëve të Prishtinës në Vjenë!

Për herë të parë, Orkestra e Fëmijëve të Prishtinës do të marrë pjesë në një ngjarje të jashtëzakonshme, duke u përfshirë në Festivalin Botëror të Orkestrave 2025 në Vjenë gjatë muajit korrik! Ky moment është një arritje e madhe për kulturën kosovare, duke e përfaqësuar me krenari në skenën ndërkombëtare, krah orkestrave më të njohura dhe më të mira nga e gjithë bota. Kjo është një mundësi unike për të rinjtë tanë që të ndajnë talentin e tyre dhe të tregojnë botës forcën e kulturës dhe artit kosovar.

ILLYRIA Life ofron mbështetje të fuqishme, duke kontribuar në këtë udhëtim të paharrueshëm. Edhe kësaj here, qëndron prapa Orkestra e Fëmijëve të Prishtinës, duke e mundësuar që të shkëlqejë në Vjenë dhe të vazhdojë të përfaqësojë Kosovën me krenari në mbarë botën.

Ju urojmë shumë suksese në këtë udhëtim të jashtëzakonshëm!  Qoftë kjo mundësi një hap më afër ëndrrës tuaj dhe një shkëlqim për gjithë Kosovën. Shkelqeni në skenën ndërkombëtare dhe bëhuni krenaria e vendit tonë!

#ILLYRIALife #SavaInsuranceGroup #MesNjerezveTeMire #AsnjehereVetem

Viena Orkestra

Viena Orkestra