3.3.2025
Konferenca e Pranverës, Vlorë 2025!
Java që lamë pas ishte e mbushur me energji pozitive, diskutime frymëzuese dhe momente të paharrueshme, pasi stafi i ILLYRIA Life u mblodh në Vlorë për të vijuar traditën e bukur të Konferencës së Pranverës. Kjo konferencë ka si synim jo vetëm largimin nga rutina e përditshme dhe forcimin e lidhjeve mes stafit, por gjithmonë një vëmendje të veçantë ndaj "shtëpisë së dytë", ILLYRIA Life.
Këtë herë, konferenca u mbajt në Vlorën e bukur dhe historike, pranë detit, duke na dhuruar një ambient të qetë dhe frymëzues, mahnitës për të reflektuar mbi të kaluarën dhe për të parë drejt së ardhmes me më shumë motivim dhe entuziazëm.
Gjatë konferencës, u trajtuan tema të ndryshme dhe të rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm të kompanisë, me fokus klientin në qendër, monitorimin e performancës dhe strategjitë e përmirësimit, zgjërimit dhe fuqizimit të ekipeve, duke bërë optimizimin e proceseve si pjesë signifikante për arritjen e objektivave.
Pas përfundimit të sesioneve të konferencës, stafi pati mundësinë të shijonin një drekë të këndshme në qytetin e Vlorës, duke vijuar më pas me një vizitë në Monumentin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe në Manastirin e Zvërnecit, një nga perlat natyrore dhe historike të qytetit.
Mbrëmja u përmbyll me një darkë të veçantë në ambientet magjike të Marina Bay, ku stafi pati mundësinë të reflektojë mbi temat e diskutuara, të ndajë përvoja dhe të forcojë edhe më shumë frymën e bashkëpunimit.
Konferenca e Pranverës 2025 ishte jo vetëm një hap drejt zhvillimit profesional, por edhe një mundësi për të forcuar lidhjet mes kolegëve dhe për të krijuar kujtime të paharrueshme. Këto momente të veçanta na kujtojnë sa me fat jemi që jemi pjesë e kompanisë! Mezi presim të vijojmë me këtë energji edhe në sfidat dhe sukseset që na presin përpara!
ILLYRIA Life nuk është thjesht një ambient pune, është një familje!
#ILLYRIALife #SavaInsuranceGroup #MesNjerezveTeMire #AsnjehereVetem #KonferencaePranveres