6.3.2025

Zemra për Botën, një 8 Mars me Dashuri nga ILLYRIA Life!

Data 8 Mars nuk është thjesht një ditë festimi, por një moment reflektimi dhe solidariteti për të gjitha gratë, veçanërisht për ato që kanë kaluar sfida të vështira në jetë. Me këtë frymë, stafi i ILLYRIA Life vendosi ta kalojë këtë ditë ndryshe, pranë grave të Qendrës për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve, duke sjellë me vete ngrohtësi, mbështetje dhe dashuri.

Në qendër na priti një atmosferë e qetë, por e mbushur me histori të pathëna, histori sfidash, dhimbjeje, por mbi të gjitha, histori force dhe qëndrueshmërie. Në çdo buzëqeshje të ndrojtur dhe në çdo shikim plot shpresë, ndjemë se pavarësisht sfidave, zemra e një gruaje mbetet e fortë dhe e papërkulur.

Ne ishim aty për t’i dëgjuar, për t’i kuptuar dhe për t’u dhënë kurajo. Nuk mund ta ndryshojmë të kaluarën, por mund të jemi pranë tyre në të tashmen, për t’u kujtuar se nuk janë vetëm. Si një shenjë simbolike, dhuruam diçka të vogël, por të mbushur me dashuri dhe përkujdesje, për t’i bërë të ndihen të vlerësuara dhe të dashura.

Ishte një moment që na mbushi zemrat me emocione dhe na bëri të reflektojmë edhe më shumë mbi fuqinë e grave dhe rëndësinë e mbështetjes së tyre çdo ditë, jo vetëm në 8 Mars. U larguam me mirënjohje për forcën e këtyre grave të jashtëzakonshme dhe me vendosmërinë për të bërë më shumë, sepse çdo grua meriton të ndihet e sigurt, e fortë dhe e mbështetur, jo vetëm sot, por çdo ditë të vitit.

Tek  ILLYRIA Life, besojmë se gjestet e vogla, kur bëhen me zemër, krijojnë ndryshime të mëdha. Dhe me këtë vizitë, shpresojmë të kemi sjellë sadopak ngrohtësi, shpresë dhe një mesazh të qartë Zemra për Botën dhe për të gjitha gratë, kudo që ato ndodhen.

#ILLYRIALife #SavaInsuranceGroup #MesNjerezveTeMire #AsnjehereVetem #8marsi

Zemra per boten

Zemra per boten

Zemra per boten

Zemra per boten

Zemra per boten

Zemra per boten

Zemra per boten