7.3.2025

Urime 8 Marsi nga ILLYRIA Life!

Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, ILLYRIA Life ka organizuar një mbledhje të veçantë për të shprehur mirënjohjen dhe respektin më të thellë për të gjitha gratë që janë pjesë e ekipit. Si një shenjë falënderimi për punën e palodhur dhe kontributin e tyre të jashtëzakonshëm, secilës grua në kompani i është dhuruar një dhuratë simbolike, një mënyrë e vogël për të shprehur falenderimin për gjithçka që ato bëjnë çdo ditë.

Dita e 8 Marsit është më shumë se një ditë festimi, është një mundësi për të nderuar dhe reflektuar mbi fuqinë, energjinë dhe pasionin që gratë sjellin në çdo aspekt të jetës, duke përfshirë dhe ambientin e punës. Në ILLYRIA Life, gratë janë forca kryesore që e bëjnë këtë kompani të shëndetshme, të suksesshme dhe gjithmonë në rritje.

Në këtë ditë speciale, ne festojmë me shumë dashuri dhe respekt fuqinë e gruas dhe shprehim mirënjohjen tonë të thellë për çdo grua që bën pjesë në familjen tonë të  ILLYRIA Life. Falë jush, çdo ditë bëhet një mundësi për të arritur më shumë së bashku, për të krijuar një ambient pune të ngrohtë, mbështetës dhe të frymëzuar, ku secila prej jush sjell dritë dhe forcë. Jemi të bekuar që ju kemi pjesë të ekipit tonë.

ILLYRIA Life ju falënderon për gjithçka që bëni dhe ju urojmë një 8 Mars të mbushur me gëzim dhe lumturi!

#ILLYRIALife #SavaInsuranceGroup #MesNjerezveTeMire #AsnjehereVetem #8marsi #Ditaegruas

8 Marsi

8 Marsi

8 Marsi

8 Marsi

8 Marsi

8 Marsi

8 Marsi

8 Marsi

8 Marsi