19.3.2025

ILLYRIA Life në bashkëpunim me Radio UrbanFM!

Çdo individ duhet të jetë i informuar dhe të bëjë zgjedhje të ndërgjegjshme për të siguruar jetën e tij dhe të familjes së tij. Për këtë arsye, tash e sa kohë kemi filluar një bashkëpunim të rëndësishëm me Radio Urban FM, me qëllim që të sjellim një diskutim të thelluar mbi rëndësinë e sigurimit të jetës.

Përmes këtij bashkëpunimi, synojmë të arrijmë dëgjuesit e Radio Urban FM dhe t’u ofrojmë atyre informacion të vlefshëm mbi mënyrën se si mund të kontribuoni në sigurimin tuaj personal dhe atë të të dashurve tuaj. Sigurimi i jetës është një hap i rëndësishëm për të krijuar një të ardhme më të sigurt dhe për të mbrojtur atë që e kemi më të shtrenjtë.

Gazetarët e Urban FM diskutojnë produktet e ILLYRIA Life, duke shpjeguar rëndësinë dhe funksionin e tyre për të siguruar një të ardhme të mbrojtur. Pavarësisht nga mosha apo statusi financiar, një plan sigurimi mund t'ju mbrojë nga papritura të jetës.

Për më shumë informacione, kontaktoni me ne në numrin 038 228 808, përmes rrjeteve tona sociale, ose vizitoni zyrat tona në Sheshin Nënë Tereza.

Siguroje Jetën në ILLYRIA Life!

#ILLYRIALife #SavaInsuranceGroup #MesNjerezveTeMire #AsnjehereVetem #UrbanFM

urbanfm