3.4.2025
ILLYRIA Life pjesëmarrës në “Panairin e Punës dhe Karrierës” në Mitrovicë!
Më 2 prill 2025, kompania per Sigurimin e Jetës ILLYRIA Life ishte pjesë e “Panairit të Punës dhe Karrierës” që u mbajt në ambientet e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë. Ky panair, i organizuar nga Qendra për Zhvillim në Karrierë me mbështetjen e GIZ-it, mblodhi së bashku një numër të konsiderueshëm biznesesh nga Kosova, të cilat patën mundësinë të prezantojnë punën dhe ofertat e tyre para studentëve dhe nxënësve të shkollave të mesme.
Pjesëmarrja e ILLYRIA Life në këtë ngjarje kishte për qëllim që të rinjtë të njihen më nga afër me sektorin e sigurimeve jetësore dhe mundësitë që kompania ofron për punë praktike dhe punësim. Përfaqësuesit e kompanisë prezantuan produktet dhe shërbimet ILLYRIA Life, si dhe diskutuan me të rinjtë për rëndësinë e planifikimit financiar dhe sigurimeve në jetën e përditshme.
Ky panair u vlerësua si një mundësi e rëndësishme për të rinjtë që të informohen për perspektivat e tyre të karrierës dhe të krijojnë lidhje të drejtpërdrejta me bizneset që operojnë në tregun vendor. Njëkohësisht, ngjarje të tilla përbëjnë një platformë të vlefshme edhe për vetë kompanitë, për të identifikuar talente të reja dhe për të promovuar vlerat dhe kulturën e tyre organizative.
ILLYRIA Life mbetet e përkushtuar në mbështetjen e iniciativave që fuqizojnë të rinjtë dhe i përgatisin ata për tregun e punës, duke kontribuar kështu në zhvillimin socio-ekonomik të vendit.
Siguroje Jetën në ILLYRIA Life!
#ILLYRIALife #SavaInsuranceGroup #MesNjerezveTeMire #AsnjehereVetem