23.4.2025
Performancë e Shkëlqyer në vitin 2024 nga Sava Insurance Group!
ILLYRIA Life, pjesë e Sava Insurance Group, ka ka raportuar një nga arritjet më domethënëse të vitit 2024. Me përkushtim, profesionalizëm dhe bashkëpunim në të gjitha nivelet, Grupi Sava ka shënuar një sukses historik, duke tejkaluar për herë të parë kufirin prej 1 miliard euro në volum të përgjithshëm të biznesit dhe prime bruto.
Ky rezultat është pasojë e një rritjeje të qëndrueshme dhe të balancuar në të gjitha segmentet e veprimtarisë së grupit. Gjatë vitit 2024, Grupi Sava regjistroi një rritje dyshifrore prej 13.7%, duke tejkaluar planin vjetor me 11.9%. Kjo rritje është reflektuar në mënyrë të suksesshme në:
- Sigurimet jo jetë,
- Sigurimet e jetës,
- Fushën e pensioneve dhe menaxhimit të pasurisë, si dhe
- Segmentin e risigurimeve.
Me mbi 3,000 punonjës në gjashtë shtete të rajonit Adria, Sava Insurance Group e konsideron stafin si zemrën e organizatës. Gjatë këtij viti, u realizua një matje gjithëpërfshirëse e kënaqësisë së punonjësve, me qëllim ndërtimin e një mjedisi pune edhe më të mirë, të qëndrueshëm dhe mbështetës për zhvillimin profesional të secilit anëtar të ekipit.
Në funksion të përmirësimit të vazhdueshëm të përvojës së klientëve, gjatë vitit 2024 u realizua kërkimi i parë sistematik i tregut në të gjitha vendet ku operon Sava Insurance Group. Paralelisht, u krijua një sistem i strukturuar për monitorimin e kënaqësisë së klientëve, duke mundësuar menaxhimin efektiv të komenteve dhe implementimin e përmirësimeve të nevojshme në shërbime.
Përgjegjësia sociale dhe kujdesi për mjedisin mbeten ndër prioritetet e Sava Insurance Group. Përmes nismës “Zemra për Botën”, punonjësit kontribuan me gjithsej 6,574 orë vullnetarizmi, që përfaqëson një rritje prej 1,360 orësh më shumë se vitin e kaluar.
Gjithashtu, investimet e qëndrueshme u rritën nga 16.9% në 23.6% të portofolit të përgjithshëm, ndërsa gjurma e karbonit për çdo punonjës u ul me 21.8%. Grupi mbetet i përkushtuar për të arritur një ulje prej 55% të gjurmës së karbonit deri në vitin 2030.
Duke e konsideruar dijen dhe zhvillimin si faktorë kyç për suksesin afatgjatë, Sava Insurance Group ka themeluar Akademinë e Grupit të Sigurimeve Sava, një platformë bashkëkohore trajnimi që bashkon punonjës nga të gjitha kompanitë anëtare, duke nxitur shkëmbimin e njohurive dhe zhvillimin e vazhdueshëm profesional.
Rezultatet e arritura gjatë vitit 2024 përbëjnë një bazë të fortë për realizimin e objektivave afatgjata të grupit dhe për përballimin me sukses të sfidave të së ardhmes. Në gjysmën e periudhës strategjike 2023–2027, Sava Insurance Group ka nisur tashmë përgatitjet për fazën e ardhshme, duke vendosur theks të veçantë mbi sigurinë kibernetike, transformimin teknologjik dhe qëndrueshmërinë.
Kliko për të shfletuar broshuren!
#ILLYRIALife #SAVAInsuranceGroup #LifeInsurance #AmongGoodPeople #NeverAlone