21.4.2025
Konferenca Strategjike e Sava Insurance Group, Budva 2025!
Ditët e fundit, në qytetin e bukur të Budvës në Mal të Zi, u mbajt konferenca strategjike e Sava Insurance Group. Ky takim i rëndësishëm, që zgjati dy ditë (14 dhe 15 prill), mblodhi bashkë kolegë dhe përfaqësues nga të gjitha vendet ku Grupi SAVA është i pranishëm.
Programi ishte i mbushur me prezantime interesante, diskutime të gjalla dhe tema të ndryshme që preknin jo vetëm punën tonë të përditshme, por edhe sfidat dhe mundësitë që na presin. Kishte gjithashtu përmbajtje motivuese që na frymëzoi për të ecur përpara me më shumë energji dhe ide të reja.
Një ndër momentet më të veçanta ishte prezantimi i rezultateve të shkëlqyera që Sava Insurance Group arriti gjatë vitit 2024. Me një rritje të ndjeshme të volumit të biznesit prej 13.7% dhe tejkalim të planit vjetor me 11.9%, për herë të parë u arrit të kalohej shifra prej 1 miliard eurosh në totalin e bizneseve dhe primeve bruto, një arritje që na bën krenarë të gjithëve.
Përveç pjesës zyrtare, kjo konferencë ishte një mundësi e mrekullueshme për t’u njohur më mirë me kolegët tanë nga vende të ndryshme, për të ndarë ide dhe për të krijuar lidhje që ndihmojnë në rritjen e përbashkët.
Edhe këtë herë, ILLYRIA Life ishte e pranishme me përfaqësuesit e saj, të cilët dhanë kontributin e tyre në fusha të ndryshme, duke përfaqësuar me përkushtim dhe profesionalizëm kompaninë tonë.
Konferenca u përmbyll në një atmosferë të ngrohtë me evente të këndshme mbrëmjeje, të shoqëruara nga muzikë e mrekullueshme dhe një organizim perfekt, për të cilin falënderojmë mikpritësit tanë nga Sava Osiguranje AD Podgorica.
#ILLYRIALife #SavaInsuranceGroup #MesNjerezveTeMire #AsnjehereVetem